FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plagosi vajzën dhe një tjetër me thikë para vendit të punës, arrestohet babai në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhensila Ndoji, në ambientet e jashtme të vendit ku ajo punonte.

Autori, Mikel Ndoj, rezulton person me precedent penalë në shtetin italian, ku kishte vuajtur disa vite burg për vepra dhune. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte i divorcuar prej vitesh, për shkak të dhunës së ushtruar vazhdimisht ndaj familjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një agjencie imobiliare ku punonte e reja. Gjatë konfliktit, mbeti i plagosur edhe një koleg i saj, i cili ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosur kanë mbetur gjithashtu se nëna e 24-vjeçares punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhensila Ndoji dhe kolegu i saj ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?