Plagosja e dyfishtë në Durrës, policia: S’e dinim që Skonja ishte liruar, atentati nga 1 person

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme qytetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se një person ka hapur zjarr në drejtim të një grupi të rinjsh në lagjen nr.5, ku për pasojë mbetën të plagosur Alfred Skonja dhe 25-vjeçari Ilir Çyrbja.

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 9 persona, 2 prej të cilëve në cilësinë e autorëve të dyshuar. Të njëjat burime theksuan se policia nuk kishte informacion në lidhje me lirimin e Skonjës nga ana e gjykatës, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Sakaq, pohohet se autori që ka qëlluar në drejtim të grupit ka përfituar nga fakti se rruga ka qenë pa ndriçim, e më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Katër plumba ka marrë Skonja në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa Çyrbja ka marrë dy plumba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarisht policia nuk jep asnjë detaj duke thënë se po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit por saktëson se “të plagosurit njihen nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike” 

Ne vendngjarja është gjetur një telefon që dyshohet se i përket viktimave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?