Plagosja e trefishtë në lokalin në Vlorë, humb jetën njëri prej tyre

Nuk i’u ka mbijetuar dot plagëve të marra, njëri nga tre të plagosurit e pasdites së të dielës në Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Mësohet se Arben Beqiraj rreth 45 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka ndërruar jetë në spital, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ndërkohë krahas tij, në spitalin e Vlorës ndodhen të plagosur Ergest Beqiraj, djali i viktimës dhe nipi i tij Nesim Hodaj.

Dy të dyshuarit me ngjarjen janë identifikuar si E.Xh., dhe Sh.L., të cilët pas konfliktit u larguan në drejtim të zonës së Pyllit të Sodës.

Fillimisht të dyshuarit dhe të plagosurit janë konfliktuar me fjalë dhe fizikisht, ndërsa më tej të shpallurit në kërkim kanë shkuar drejt makinave të parkuara jashtë lokalit, kanë marrë një automatik kallashnikov dhe një pistoletë, duke hapur zjarr.

Ngjarja në fjalë terrorizoi pushuesit e pranishëm, të cilët u larguan nxitimthi.

Aktualisht policia vijon punën për kapjen e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

SHKARKO APP