Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

I plagosur ka mbetur V. B., një emër i njohur për Policinë.

Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3526 (71.7%)
Jo 1394 (28.3%)

Vota totale: 4920