Plagosja me armë zjarri në Vlorë, arrestohet autori. Kush e “fundosi” 36-vjeçarin

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., i cili është autori i ngjarjes së ndodhur më 8 prill të këtij viti, ku në aksin rrugor Radhimë-Orikum është plagosur me armë zjarri shtetasi D. K.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlorë

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi”.

Operacioni, nga Sektori për Krimet ndaj Personit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Falë bashkëpunimit me qytetarët vihet në pranga 36-vjeçari i kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën, duke finalizuar me sukses operacionin “Bashkëpunimi”, për kapjen dhe ndalimit e shtetasit:

E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?