Plagosja në Durrës, i dyshuari: Më ngacmonte gruan

Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.50 të ditës së djeshme, në lagjen nr.18, ku i plagosur mbeti 52-vjeçari S.Dh. Pak pas plagosjes u arrestua edhe autori i dyshuar 36-vjeçari B.Xh.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka pranuar autorësinë madje ka dhënë dhe shkakun e këtij veprimi. “Më ngacmonte gruan, ndaj u zumë.

Në debat e sipër e godita me thikë”, është shprehur 36-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur për plagosjen, ndërkohë që i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?