Plagosje me armë zjarri në Kukës! I lënduari niset me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, në rrethin e Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, dhe i plagosuri, shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, është transportuar menjëherë në Spitalin e Kukësit. Sipas informacionit paraprak, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se E. H. ka marrë plagët pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij ende nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve që janë ende në zhvillim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?