Plagosje me armë zjarri në Pogradec, i riu kapet në Përrenjas
Një konflikt i vjetër dyshohet se është rikthyer me armë këtë të hënë në Pogradec, ku B. Syzo mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar N. Agolli, i cili, sipas burimeve, ka mbetur i plagosur vitin e kaluar nga vëllai i B. Syzos, S. Syzo.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Dyshohet se, pas një konflikti, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, rreth 35 vjeç.
I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se N. Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit nga S. Syzo, vëllai i B. Syzos, çka ngre dyshime se ngjarja e sotme mund të lidhet me konfliktin e mëparshëm mes tyre.
Ndërkohë Policia bën me dije se i dyshuari është kapur në Prrenjas.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.
Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

