Plagosje në Tiranë, 27-vjeçari qëllohet me 2 plumba në lokal

Plagosje me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit, pranë stadiumit “Dinamo”. Shtetasi me iniciale M.L rreth 27 vjeç është qëlluar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar.

Në vengjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilat bëjnë me dije se shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar katër persona të cilët kanë dijeni mbi ngjarjen dhe po merren në pyetje në komisariat.

SHKARKO APP