Plakja e popullsisë dhe emigracioni rrisin presionin ndaj pensioneve

Kontribuesit po shterojnë, popullsia po plaket ndërsa të rinjtë po ikin. Bazuar në këto gjetje Banka Botërore vlerëson se presioni ndaj skemës së pensioneve në Shqipëri po rritet dhe bashkë me të po shtohet rreziku për një kolaps të mundshëm të saj.

“Në këto kushte ndoshta alternativë mund të jetë rritja e moshës së pensionit, por duke parë ato që ndodhën në Paris, ku qyteti u përfshi nga flakët, të pakta janë gjasat që kjo të ndodhë”, thotë pedagogu Klodian Muço.

Në raportin e rregullt ekonomik Rajonal të tremujorit të parë 2023, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka bërë përpjekje, por pa rezultat për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të pensioneve. Për ekspertët, rritja e pagave pritet të ndikojë sadopak në mbajtjes nën kontroll të situatës.

“Rritja e pagave do të ketë ndikimin e saj. Sigurisht kjo duhet të shoqërohet edhe me të tjera nisma. Megjithatë nuk zgjidhet problemi me lindjet apo plakjen e popullsisë”, u shpreh Muço.

SHKARKO APP