Plakja e popullsisë është në nivele alarmante, sociologët: Po ecim drejt shoqërisë me flokë të thinjura

Popullsia shqiptare nuk arrin të ripërtërijë veten. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2021, vdekjet i tejkaluan lindjet me një diferencë prej 3296 fatalitetesh me shumë. Kurse në vitin 2016 shtesa natyrore ishte 10 345 lindje, një trend që erdhi në renie nga viti në vit, dhe u theksua me shumë gjatë pandemisë. Sociologu Gëzim Tushi rendit disa faktorë të brendshëm.

”Po ecim drejt një shoqërie me flokë të thinjura. Numri i martesave ka rënë, numri i divorceve është shtuar, familja është modernizuar, synimet për karrierë janë më të mëdha”.

Është rritur edhe mosha mesatare. Në vitin 2011 kjo moshë përllogaritej të ishte 33-vjeç, por vetëm 10 vite më vonë, mosha mesatare është afërsisht 38-vjeç. Për sociologët është momenti që të ndërmerren reforma të forta në këtë drejtim.

SHKARKO APP