“Plaku dhe plakat” rikthejnë dimrin. Borë dhe ngrica në të gjithë vendin

 

Verilindja e vendit u përfshi papritur nga rreshje të dendura bore. Kukësi e Dibra zbardhën këtë paradite. Qindra drejtues automjetesh u gjetën të papërgatitur në Rrugën e Kombit. Dëbora e mbuloi autostradën me shpejtësi. Për pak minuta makinat mbetën të bllokuara. Keshtu quhen keto dite te ftohta, “Ditet e plakut dhe plakes”. Në disa zona të thella nata kaloi mes ngricash. Ka hyrë kështu kjo e dielë Pashkësh. Janë plakat! Shenjat e ditëve të ftofta të prillit u dhanë që të premten. Pogradeci zbardhi nga dëbora, si rrallë ndonjëherë në këtë periudhë.

Në të gjithë vendin ka patur një ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu.

Edhe në Kosovë temperaturat u ulën menjëherë dhe në Gjakovë u regjistruan reshje dëbore, siç tregojnë fotot e mëposhtme të publikuara nga Gazeta Express.

Sinoptikanët parashikojnë se kjo masë e ftohtë do të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme. Dita më e ftohtë pritet të jetë e mërkura, ku gjatë natës parashikohet që edhe në Tiranë termometri të shënojë -1 gradë celcius.

SHKARKO APP