Planaj menaxhonte firmën e ndërtimit kur u fsheh te Frroku

Bardhok Planaj, biznesmeni i ndërtimit, i përfshirë në aktivitetin e këtij sektori në Shkodër, rezulton të ketë menaxhuar dhe administruar kompaninë e tij “Old-B”, edhe pse ishte në kërkim policor. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se organizatori i trafikut të mbi 800 kilogramëve drogë nga Laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur probleme me Drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka riaktivizuar këtë aktivitet në muajin shkurt të 2015-ës. 

SHKARKO APP