FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i PD për taksat, Rama: Po ripredikon taksimin që prek më shumë të dobëtit

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përjavshmme me temë ”Ekonomia në fokus”, bëri një tjetër përmbledhje të situatës ekonomike që po kalon vendi ynë pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia. Kreu i qeverisë deklaroi se ndonëse financat u përballën me dy ngjarje të papritura, qeveria ia doli të mbështesë ata që ishin më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive.

“Ne jemi përballur me forcë, kurajo e vullnet e angazhim me të dy fatkeqësitë. Për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Familje po kthehen në shtëpi javë pas jave. Ndërsa ata që presin apartamentet qëndrojnë me qira të paguar nga qeveria”, tha Rama.

Rama u ndal dhe te çështja e taksimit, ku nuk la pa përmendur dhe propozimin e opozitës për të rikthyer taksën e sheshtë, e cila sipas tij kërcënon më të dobëtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Zerimi i taksës për biznesin e vogël është gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën drejt së ardhmes dhe përbën një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje, në veprim dhe rezultat me palën tjetër që sot ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit me rikthimin në kohën kur 100% e bizneseve paguan tatim-fitimi 10% dhe TVSH. Sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim-fitimi dhe zero TVSH”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?