Plani i Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë përshin zonën ndarëse 1000 km në lindje

Fitorja dominuese e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA ka lënë shumë politikanë, krerë industrie dhe gjeneralë ushtarakë në dyshim për atë që duhet të bëjnë me postet e tyre.

Por pas katër vitesh nga administrata e parë Trump që u largua në janar 2021, bota është ndryshe dhe lufta në Ukrainë është në vitin e tretë, kurse Lindja e Mesme është përfshirë nga gjakderdhja e Luftës së Izraelit ndaj Hamas e Hezbollah në Gaza e Liban.

Qasja e Trump ndaj këtyre problemeve nuk është ende e qartë, por një raport i fundit deklaron se ngrirja e konfliktit në Ukrainë do të kryhet me anë të një zone të demilitarizuar prej rreth 1000 km në lindje të vendit.

Megjithëse Zelensky dhe partnerët e tij evropianë insistojnë se Kievi nuk duhet të japë territore ndaj Kremlinit, kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët e rinj të SHBA.

Rrjeti britanik MailOnline duke tentuar të zbërthejë politikat e pritura të Trump përmend faktin se presidenti i ri ka thënë se “lufta në Ukrainë nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe se sikur të kishte qenë president, do të kishte ndaluar konfliktin menjëherë”, por pa treguar mënyrën sesi do ta arrinte këtë.

Map shows what the proposed 800-mile buffer zone could look like

Një raportim i fundit Wall Street Journal citon tre burime të afërta me presidentin që thonë se administrata po mendon propozimin e ndalimit të aderimit të Ukrainës në NATO për të paktën 20 vjet, në këmbim të marrëveshjeve fitimprurëse të armatimeve.

Ndërsa vetë konflikti do të ndalohet me krijimin e një zone të demilitarizuar në lindje, duke i lënë Rusisë rreth 20% të territorit, që tashmë është aneksuar nga Rusia.

Britania, Franca e Gjermania janë zotuar për mbështetje ndaj Ukrainës ndërsa in Zelensky thotë se nuk do të lëshojë territore ndaj Vladimir Putin.

Prandaj dhe është e vështirë të shihet sesi ky plan do të realizohet dhe që gjithashtu do të dëmtonte lidhjet e Uashingtonit me Evropën, shkruan Daily Mail.

SHKARKO APP