Plani me 7 pika i Vuçiçit, Prishtina: Janë të vjetra
Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe zv/kryeministrja, Donika Gërvalla ka reaguar menjëherë për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiçit për Kosovën, duke thënë se janë të vjetra. Për të Vuçiçi më mirë është t’i përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa. “Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, u shpreh Gërvalla.