Plani për vrasjen e Likës dhe Gjergjit, Lamaj: Thirra çunat për cigare dhe…

Eduart Lamaj, atentatori i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, ka zbërthyer të gjithë planin e thurur me bashkëpunëtorët e tij. Lamaj ka rrëfyer sesi ka thirrur Klaudio Perkolën, Oltin (Elson (Oltion) Alija (Vlashi)), për të pirë ndodnjë cigare, por që në atë takim ka shkuar edhe Iliri (Ilir Xhepaj). Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazeta Si, djemtë kanë bërë një xhiro me mjetin “Golf 5”, që tashmë është në duart e prokurorisë dhe janë kthyer në shtëpinë e Lamajt. Më pas, ndërkohë që shokët kanë qëndruar jashtë, Eduarti ka marrë kapuçët dhe mushamatë me mbishkrimin “Policia”.

Rrëfimi i plotë

Isha në shtëpi në lagjen numër 4 në Laç, e cila është në afërsi të autostradës. Mora në telefon Klaudion, Oltin për t’u takuar e për të pirë ndonjë cigare. Në vendin ku u takuam erdhi edhe një shok tjetër që ka shtëpinë afër, Iliri. Ata morën Golfin, bënë një xhiro dhe më pas u kthyen në shtëpinë time. Ndërkohë ata qëndruan jashtë shtëpisë, unë hyra brenda. Mora dy kapuçë, një të zi dhe një gri. Përgatita një mushama të zezë me shkrimin “policia”. Këtë e bëra përmes një cope kartoni të prerë në këtë formë dhe në ngjyrë të bardhë me spraj. Pas përgatitjes së këtyre veshjeve, u ktheva tek shokët dhe u kërkova atyre që të shkonin në lokalin e A.A, dhe t’i largonin klientët e t’i shkatërronin biznesin. Në vitin 2007 ai më vodhi 4000 euro.

Pasi u propozova planin shokëve, ata pranuan. Në momentin që u nisëm u përgatitëm, unë vesha mushamanë e zezë që lexon policia, një palë tuta të kuqe, një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Ilir Lika veshi një kapuç të zi që ia dhashë unë, një jelek me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kishte veshur më parë si dhe një palë pantallona ushtarake. Oltioni veshi një kapele sportive dhe kishte veshur një palë xhinse blu. Shoku tjetër Klaudio kishte veshur një palë tuta sportive me ngjyrë të errët dhe një bluzë kamuflazhi.

U nisëm dhe shkuam. Sapo ndaluam në parking pamë edhe një makinë tjetër që kishte dritat ndezur. Mora automatikun dhe u nisa në pjesën e brendshme të lokalit. Hyra brenda dhe me sy po kërkoja kamerierin. Por menjëherë dëgjova që në drejtimin tim u qëllua me armë zjarri, unë pashë vetëm flakën e shkrepjes së armës. Nuk pashë më nëse kishte apo jo persona të lokal dhe nuk kisha asnjë dijeni që në lokal kishte njerëz. Qëllova për vetëmbrojtje. Kur shokët më lanë të palgosur në shtëpi, pashë që kisha vrarë dy persona. Aty mësove edhe emrat e tyre Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. I njihja, por nuk kam pasur ndonjë njohje të ngushtë me ta.

Qëndrova në shtëpi për disa ditë me radhë, piva antibiotikë, ndërkohë që u kisha thënë familjarëve që të m’i digjnin rrobat. Me vëllain u nisëm drejt spitalit më datë 22 qershor, aty pa hyrë ende makina, u takuam me një person me kaçurrela, që ishte mjek dhe që më pa plagën. E lamë pasdite që të shkonim në një spital privat dhe të kryenim ndërhyrjen. Kur hapa sytë, pashë policinë mbi kokë.

SHKARKO APP