Plani urbanistik, Veliaj:Zgjerojmë me 25 mijë metra Parkun e Liqenit

Do zgjerojmë me 25 mijë metra Parkun e Liqenit në kuadër të planit të ri urbanistik.

Kështu deklaroi kreu i Bashkisë Erion Veliaj në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po miratojmë Kushtetuten e 15-20 viteve të ardhshme. Kemi zhvilluar 3 dëgjesa për planifikimin Urban ku u kemi bërë ftesa të gjithë këshilltarëve e këtë do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime të rregullta në faqen online të bashkise Tiranë per projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mijë metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vlerësuar nga mbi 80% e qytetarëve. Në janar ftoj këshillin bashkiak të beje nje xhiro e të shohe kur të nisë shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i bashkisë tha gjithashtu se do të krijohet një brez i gjelbër, ku do të mbillen 2 milionë pemë. Ky plan urbanistik sipas Veliaj parashikon 13 projekte strategjike, i pari Pylli Orbital.

Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak, Endrit Brahmllari i bëri thirrje Shoqërisë Civile të marrin pjesë në seancën e hapur për planin urbanistik.

”Të ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. Do rrimë 30 orë këtu me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimarrje. Ftoj Shoqërinë Civile të marri pjesë në dëgjesën publike”,
 u shpreh Brahmllari.

Kryebashkiaku Veliaj dha aprovimin e tij për këtë kërkesë të Brahimllarit, çfarë solli më pas dhe votimin e rendit të ditës dhe pse me votat kundër të opozitës.

Veliaj tha gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët. “Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqenëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milion banorë”.

Kjo mbledhje filloi  me një minutë heshtje për aktorin e njohur Bujar Lako që u nda nga jeta disa ditë më parë si pasojë e një infarkti në zemër.

VIDEO/Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?