Plas në Shkodër, qytetarët shkatërrojnë dhe djegin e selinë e PS. Turmat përplasen me policinë (Foto)

Sot situata e revoltës ndaj qeverisë për vrasjen e të riut 25 vjeçar Klodian Rasha ka precipituar rrezikshëm në qytetin verior, në Shkodër.

Protestuesit kanë thyer xhamat e dyerve të PS në qytet. Më pas kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera te forta, dhe i kanë venë zjarrin. Pavarësisht thirrjes për qetësi të organizatorëve një pjesë e protestuesve kanë goditur selinë e PS, duke djegur gjithçka kishte zyra e Rilindjes në Shkodër.

Më konkretisht ata kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo edhe flamuj e banderola të Partisë Socialiste, dhe u kanë vënë flakën.

Siç shihet nga foto e mëposhtme një zjarr i madh është ndezur para godinës. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që po shpërndajnë turmën me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve është i lartë dhe ka prani të forcave të policisë. Ka përleshje në disa segmente të protestës.

Mësohet se janë nisur drejt qytetit të Shkodrës qindra forca policie nga Lezha, Laçi dhe Tirana. Po kështu ministria e brendshme ka urdhëruar që të ketë përforcime në çdo rreth te zyrat e PS, sepse dyshojnë se kjo ngjarje e Shkodrës mund të precipitojë në krejt vendin.

 

 

 

 

 

Shkojnë për të shpërndarë turmën e protestuesve,efektivët spërkasin me gaz lotsjellës kolegun e tyre
Pamje të pazakonta nga Shkodra, protestuesit hyjnë brenda selisë së PS, shkatërrojnë gjithçka

SHKARKO APP