Plas sherri mes komshinjve në Peshkopi, dy vëllezërit plagosin me sende të forta babë e bir

Një sherr ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, me pasojë plagosjen e një personi.

Policia sqaron se dy vëllezër janë konfliktuar dhe kanë plagosur me sende të forta komshiun e tyre dhe djalin e këtij të fundit.

Për pasojë, policia ka ndërhyrë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe ka arrestuar dy vëllezërit 20 dhe 24 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave

Vihen në prangat e Policisë 2 vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:

L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP