Platforma e re e PS-së/ Rama hedh online deputetët: I vlerësoni nga 1 deri në 5
Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deputetët do të bëhen pjesë e vlerësimit, nga 1 deri në 5 e më pas do të gjykohen nëse vlejnë apo jo të rizgjidhen për zgjedhjet e 25 prillit.
“Kjo platformë rrit respektin dhe vlerësimin për anëtarët e partisë. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia dhe zhvillimi i komunikimeve është hapësirë e mrekullueshme. Do bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtar partia lidhur me deputetët e qarkut të vet. Çdo anëtar do të japë vlerësimim nga 1 te 5 se si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi. Këto vlerësime do na ndihmojnë nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe naëtarëve të partisë dhe për krijimin e skuadrës që do fitojë me 25 prill. Në ditët në vijim ne do të hapim dhe një proces tjetër, po përmes plaftormën, që do të jetë për të gjithë publikun lidhur me deputetët që njerëzit duan, nuk do të shohim krah dhe kush është kush, do ti japim mundësinë që të shprehen për figura që tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitet sipas kategorive të ndryshme, që të kemi një mundësi gjykimi në shkallë të gjerë”, u shpreh kreu i qeverisë.