Platforma ”Gati për Shqipërinë”/ Rama me aplikantët: Bëni qef, jo vetëm punë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të mërkurë po zhvillon takimin e tij të radhës me të rinjtë, të cilët jetojnë, studiojnë apo punojnë jashtë vendit dhe që duan të rikthehen të punojnë në vendin e tyre. Rama shprehu gatishmërinë se të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë në Shqipëri, do lidhen direkt me ministrat e kabinetit të tij.
”Më vjen mirë që kemi një numër shumë më të madh se çfarë e prisja, njerëzish si ju që kanë interes për të kontribuar dhe kanë kurajon për ta bërë këtë gjë në sensin që nuk ia lënë fjalës se atje s’të përfill njeri, s’të hap derën njeri, pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara sepse për fat të keq ndodhin dhe këto”.
Në fund, kreu i qeverisë u dha edhe një këshillë për të rinjtë që jetojnë jashtë. ”Ju uroj çdo të mirë, mos harroni të bëni pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të merreni me familjen dhe atë që u do zemra”.