FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Platforma Web-GIS, ministrja Denaj: Ky sistem ndihmon fermerët të njohin më mirë tokën e tyre

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka treguar përmes një postimi në Facebook, se specialistët e QTTB Fushë-Krujë morën mostra të tokës në njësinë administrative Maqellarë, për t’i analizuar në laboratorin e QTTB. Sipas Denajt, programi “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore”, ndihmon fermerët që të njohin më mirë tokën e tyre dhe të marrin vendime të informuara për mbjellje, plehërim, punim dhe mbrojtje, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe fitim të lartë ekonomik.

Postimi i plotë

Në kuadër të programit “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore”, specialistët e QTTB Fushë-Krujë morën mostra të tokës në njësinë administrative Maqellarë, bashkia Dibër, për t’i analizuar në laboratorin e QTTB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas analizimit, të dhënat e përpunuara përmes GIS dhe të ngarkuara në platformën Web-GIS bëjnë të mundur që informacioni për cilësinë dhe përdorimin e tokës të jetë i aksesueshëm për çdo fermer kudo në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo platformë ofron: Përcaktimin e kulturës më të përshtatshme për çdo zonë, rritjen e efektivitetit të inputeve bujqësore, uljen e kostove dhe mbrojtjen e mjedisit, Zbatimin e teknologjive të avancuara për prodhim më të lartë dhe cilësi të qëndrueshme.

Ky sistem ndihmon fermerët të njohin më mirë tokën e tyre dhe të marrin vendime të informuara për mbjellje, plehërim, punim dhe mbrojtje, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe fitim të lartë ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?