FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plazhet e Durrësit pa vrojtues, prindërve u bëhet thirrje të mos i lënë fëmijët pa mbikëqyrje

Në kulmin e sezonit veror, mungesa e vrojtuesve të plazhit vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore në bregdetin e Vlorës, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e pushuesve.

Si në zonat publike, ashtu edhe në plazhet private, kullat e vrojtimit rezultojnë pa personel. Në shumë raste, ato janë kthyer në vende ku pushuesit pushojnë ose kërkojnë hije, ndërsa mungojnë personat e trajnuar që duhet të monitorojnë lëvizjet në det dhe të ndërhyjnë në rast emergjence.

Frekuentuesit e rregullt të plazhit, veçanërisht të moshuarit, shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë që masat e sigurisë të mos kufizohen vetëm te tabelat informuese, por të shoqërohen me praninë e vrojtuesve të certifikuar përgjatë vijës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, prania e rojeve të plazhit është thelbësore, sidomos gjatë muajve të verës kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm dhe rreziku për incidente në det bëhet më i madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi nuk është i ri. Mungesa e vrojtuesve është konstatuar edhe në sezonet e mëparshme, pavarësisht se legjislacioni në fuqi detyron stacionet e plazhit të kenë personel të trajnuar për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Pushuesit u bëjnë apel autoriteteve dhe operatorëve të plazheve që të marrin masa konkrete për zbatimin e rregullave, në mënyrë që sezoni turistik të zhvillohet në kushte sa më të sigurta për të gjithë, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?