Plazhi i Currilave, një pikë kryesore e turizmit në Durrës. Pushuesit vlerësojnë për ujin e pastër dhe natyrën e bukur

Plazhi i Currilave në veri të Durrësit, mbetet një nga pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar në çdo stinë të vitit. Pushues shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës gjithnjë e më shumë po e zgjedhin këtë plazh për pushimet verore. Ata vlerësojnë ujin e pastër dhe natyrën e bukur që e rrethon.

Pastërtia dhe bukuria e bregdetit nuk kalon pa u vënë re nga të turistët, të cilët shpeshherë rikthehen vit pas viti për të shijuar pushimet. ”Është një plazh i bukur. Uji është i pastër. Vij prej disa vitesh. Pamja është shumë e bukur”.

Thellësia e ujit dhe ekosistemi i pasur natyror janë disa prej veçorive që e bëjnë ndryshe nga plazhet e tjera të qytetit. Për ata që preferojnë të eksplorojnë zhytjet dhe të shijojnë bukuritë e fshehura të detit, ky plazh mbetet ideali.

SHKARKO APP