“Plehrat”, Rama: Të vendosur për ta zhvilluar më shumë këtë industri
Pas miratimit të ligjit të importit të plehrave, Kryeministri Edi Rama p zhvillon një takim me përfaqësuesit e kompanive ricikluese në vend.
Sipas Ramës, ligji i ri i njih të gjithë të drejtën të gjithë strukturave që kanë kapacitete të riclikimit, të blejnë materiale të gjelbërta riciklim.
“Kaq. Ne ishim i vetmi në Ballkan që nuk i jepnim të drejtën e blerjes së këtyre kompanive të materialeve bazë. Ligji në bazë të Konventës Europiane, dhe është një hap që ka vetëm të mira publike, dhe padyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi shumë të vendur që ta zhvillojmë”-deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi ndër të tjera se pika doganore nga ku do të importohen mbetjet është porti i Durrësit. Ai pohoi para të pranishmëve por edhe për publikun e gjerë se në Shqipëri nuk do vinë plehra, por mbetje të riciklueshme.
“Durrësi, pika doganore për importim. Ne kemi krijuar një Inspektorat të Mjedisit në shkurt të 2015-ës. Doganat tona kanë marrë vlerësimin për bazën e analizës instrumentale. Në të gjitha pikat doganore, ka kontroll radio-metrik. Pra, për çdo përbërje radio-aktiviteti dhe është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje radio aktive u dashka pritur që të bëhet ky ligj. Kjo është një marrëzi. Ndërkohë, importuesit që janë jo vetëm të licencuar, të siguruar, kanë edhe një volum për aktivitetin e tyre. Është e palogjikshme të mendosh se kush k një fabrikë riciklimi do shkoj jashtë dhe do blejë më shumë sa mund të importoj. Ka një pyetje që meriton përgjigje. Pse duhet blerë letër apo plastikë, apo alumin? Kur Shqipëria ka një problem serioz për pastrim. Është e thjesht, pasi këto mbetje nuk janë plehra, por lëndë e parë me vlerë. Në KE është në diskutim kalimi përfundimtar i tyre në listën e lëndëve të para. Nga ana tjetër, industria nuk do mund të zgjidhi problemin e riciklimit në Shqipëri. Ne jemi shumë të vendosur ta çojmë para këtë proces dhe pjesë e kësaj të drejtë janë edhe këto kompani. Pasi, nuk do mundemi dot që të bëjmë ndarjen nëse nuk kemi fabrika.”, tha Rama.
Në tentativën e tij për të qetësuar shqiptarët që po organizohen për protesta popullore masive për ta kundështuar ligjin, Rama u tha ricikluesve se vetë mafia e plehrave është tërësisht kundër riciklimit. Dhe për këtë mori shembull Napolin, por pa dhënë asnjë fakt apo detaj. Sipas kreut të Qeverisë, Napoli është vendi ku ka konflikt mes pushtetit dhe mafias, ku kjo e fundit nuk lejon riciklim.
“Shikoni Napolin. Problemi themelor i Napolit është se strukturat e kontrollit të aktivitet dhe që dihet botërisht se kanë përzierje mafioze, janë kundër ricikilimit. Në Napoli ka qenë e pamundur që të vendosjen riciklimi, sa herë janë tentuar që të ndaheshin mbetjet, kërciste dinamiti. Beteja në Napoli është e atyre që groposin deh duan të kenë monopolin e mbetjeve. Pse shet Europa lëndën e parë? Është e njëjta gjë, janë lëndë me vlerë që rikthehen në treg. Është e paimagjinue4shme që të jesh ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit.”, theksoi ai.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

