P/ligji “Për Pronësinë Industriale”, DPPM nis konsultimin publik
Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave njoftoi çeljen e konsultimeve publike për projektligjin “Për pronësinë industriale”.
Sipas burimeve zyrtare të DPPM-së, p/ligji është publikuar në faqen zyrtare. DPPM fton grupet e interesit të bëjnë komentet dhe rekomandimet e tyre deri në datën 16 gusht.
P/ligji ka në fokus ndryshimin e strukturës organizative dhe funksionale të DPPM-së me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe financiare, si element kryesor i realizimit të misionit të saj. Po ashtu përmes tij synohet ndryshimi i strukturës administrative të DPPM-së nga një institucion publik buxhetor në një Shoqëri Anonime ose Agjenci Autonome në kuptim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.” Zyrat homologe në BE, si dhe në vendet e zhvilluara në botë, thotë DPPM-ja përgjithësisht kanë këto forma organizimi.
P/ligji ndër të tjera sjell rishikimin e bazës ligjore përsa i përket, kompetencave ex-officio të Zyrës për ç’rregjistrim të objekteve të rregjistruara në DPPM, funksionit dhe kompetencave të Bordit të Apelimit, kompetencave të Gjykatës, si dhe përmirësimin e bazës ligjore që ka të bëjë me lehtësimin e proçedurave të ekzaminimit, eleminimin e problemeve të hasura gjatë zbatimit të ligjit në praktikë.
Sipas DPPM-së, ky p/ligj bën edhe përcaktimin ligjor të rregullave për markat e mirënjohura, si dhe hartimin e kritereve për ekspertët që Gjykata dhe Prokuroria përcakton për objektet e PI-së e krijimin e një mjedisi ligjor për përmirësimin e shërbimeve elektronike dhe të komunikimit.
Ndër të tjera p/ligji krijon mundësia e aplikimit on-line dhe rishikimin e bazës ligjore për Përfaqësuesit e Autorizuar.
KOHA JONË SONDAZH

