Plotësohet Komisioni i Posaçëm për ngritjen e KQZ-së, kush janë tre kandidatët që propozon PS-ja

Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Damian Gjiknuri janë tre anërët e propozuar nga ana e Partisë Socialiste, për të qenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re. Më herët janë përcaktuar edhe anëtarët e dërguar nga opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare.

Opozita jashtë Kuvendit do të përfaqësohet nga ana e Oerd Bylykbashit, ndërkohë që ajo brenda Kuvendit do të përfaqësohet nga ana e Edmond Stojkut dhe Myslim Murrizit.

Ishte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili u nisi letër forcave politike disa ditë më parë dhe iu la kohë që të dërgonin emrat e përfaqësuesve të tyre brenda ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ-ja e re që do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankímimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe nënkomisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik dhe ka mes të tjerash këto kompetenca.

Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve. Vë në lëvizje Rregullatorin dhe KAS-in. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet

Në katin e dytë, atë të Komisionit Rregullator, gjenden të tjera kompetenca të rëndësishme.

Rregullatori shqyrton dhe miraton projekt-aktet e përgatitura nga administrata e KQZ-së për: a) kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor; b) numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend; c) përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi; ç)  zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit; d) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi

KAS do të ketë përgjegjësinë e ankímimit dhe sanksioneve, me fuqinë për të anuluar pjesërisht apo plotësisht zgjedhjet.

Kompetencat e KAS a) vendos për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, në një ose më shumë qendra votimi, në një ose më shumë zona zgjedhore apo në të gjithë vendin, si dhe për përsëritjen e pjesshme ose të plotë të zgjedhjeve; b) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ank.esat ndaj akteve të Komisionerit; c) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ank.esat e subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të KZAZ-eve; ç) vlerëson performancën e zyrtarëve zgjedhorë, për çështjet që shqyrton; d) vendos masa disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhore, sanksione administrative kundër subjekteve/kandidatëve

Anëtarët e të tre këtyre organeve duhet të votohen në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 3/5 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë hidhen në short, mes listës së kandidatëve që një Komision i Posaçëm i ka dërguar seancës.

Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë.

Në përfundim, drafti që pritet të kalojë në Kuvend, kujdeset edhe për fatin e anëtarëve aktuale të KQZ-së, duke u lejuar të gëzojnë pagat aktuale, deri në përfundim të mandatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?