Plumba 24 vjeçarit pas sherrit për xhirimin e gomave, i riu prej dy ditësh në kërkim policor

Shkak për konfliktin mes dy të rinjëve Gabriel Marku dhe Dorjan Gjini në Gjader të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre, është bërë xhirimi i gomave të makinës. Autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke i sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit. Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armën e zjarrit që mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallur në kërkim policor dhe prej dy ditësh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?