FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plumbi i dëmton venën në këmbë, Brian Syzo niset me helikopter drejt Traumës

Brian Syzo, 35-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës. Syzo ka marrë plagë në venat e këmbës, e për shkak të gjendjes së tij të rënduar është vlerësuar nga mjekët se duhet të dërgohej në kryeqytet.

Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje janë persona të njohur për policinë ndërsa vitin e kaluar vëllai i Brian Syzo, Sindi Syzo ka goditur mbi 30 herë me thikë Nikolla Agollin, i cili ditën e sotme ka qëlluar me armë zjarri Brian Syzon.

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së sotme në Qafë Thanë ndërsa pritet të kuptohet më tej për përshkallëzimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?