Po bënte punime në një shtyllë tensioni në Fushë Arrëz, rrëzohet elektriçisti 54-vjeçar
Aktualitet E Shtunë, 24 Gusht 2024 16:12
Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.
54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.