Po çmendet shoqëria shqiptare; vëllai vret vëllain, djali qëllon babain…

Nga Daniel Muçaku-

Brenda dy ditëve kemi dy vrasje brenda familjes. Në fillim në Lezhë, shtetasi Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjeter Përjaku dhe Gent Përjaku (babë e bir), tek banesa e tyre për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit, sqaron policia.

Kurse ngjarja e sotme ndodhi pranë qendrës së Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku të martën pasdite Arsen Muskurti 38 vjeç ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh.

Autori i vrasjes, Arsen Muskurti baba i shtatë fëmijëve, rezultonte mjaft agresiv në rrjetet sociale kundër vëllait të tij dhe kunatës.

Ndërkohë një vrasje tjetër, para katër ditëve kur djalin vret babain dhe thotë në gjyq “ndodhi, ja ç’ti bëjmë!”.

Këto janë krime monstruoze.

Pothuaj përditë vrasje dhe vetëm vrasje. Vrasin grupet kriminale, vriten në familje, vriten komshinjtë.

Ku po shkon shoqeria shqiptare?

Varfëria, mos shkollimi, mungesa e shtetit, deformimi i institucionit të familjes, etj po degradojnë shoqërinë duke e kthyer në një mjedis ku mbizotëron plumbi e jo arësyeja e logjika.

Dikur opinioni publik ishte shumë i fuqishëm, kurse sot ai ka degraduar.

Po rrënohet shoqeria, mirëkuptimi dhe toleranca.

SHKARKO APP