Po dërgonte fëmijët në shkollë, kush është lezhjani që u qëllua me dy plumba në bark?

Është identifikuar i plagosuri i ngjarjes së ndodhur pak më parë në Lezhë. Fax mëson se ai është Hilë Gjini dhe ka marrë dy plumba në bark.

Gjini ishte duke dërguar fëmijët në shkollë, kur autori i ka prerë rrugën dhe e ka qëlluar. Aktualisht, i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Fax raporton se autori është një banor i zonës. Policia është vënë në kërkim të tij.

SHKARKO APP