Po dërgonte ndihma në Gaza, arrestohet aktivisti shqiptar! Ministria e Jashtme: Jemi në komunikim

Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare ‘Sumud’ që shkon për të dhuruar ndihma në Gaza, është arrestuar nga autoritetet izraelite. Ministria e Jashtme në një reagim për ”Report Tv”, thotë se është në dijeni të rastit dhe se po ndiqet nëpërmjet kanaleve diplomatike për të marrë një informacion të plotë mbi rrethanat si dhe për të garantuar të drejtat e tij të plota.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në dijeni për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes “Sumud”.

Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?