PO-ja nga Europa/Komisioneri Varhelyi flet për afatet e pritshme

Pasi BE-ja vendosi të hapë negociatat me dy vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, tha në studion e Ilva Noë se vendimi dëshmon se dy vendet e kanë të ardhmen në BE. “Kam besim të madh se Shqipëria do të arrijë të përmbushë shumë shpejt çdo gjë që kërkohet për të arritur në hapjen e konferencës ndërqeveritare. Siç edhe mund ta keni vëne re Komisioni ka bërë një deklaratë në lidhje me realizimin e kushteve, duke theksuar se ka pasur zhvillime të mëdha në Shqipëri. Ne shpresojmë në vijueshmërinë e tyre madje edhe në përshpejtimin e këtyre hapave për të pasur konferencën e pare ndërqeveritare”.

Ilva Tare-Komisioner Varhelyi faleminderit për këtë intervistë për Euronews Albania. Së pari më lejoni t’ju përgëzoj që arritët të krijoni atë unanimitet mes vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që ishit në gjendje të realizonit atë marrëveshje kompromisi. Çfarë ndryshon tani për vendet kandidate, a ndryshojnë status, do të kenë monitorim më të madh apo më shumë akses në fonde?

Çdo gjë do të ndryshojë për të dyja vendet, sepse duke nisur nga ky moment Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë vende negociuese.

Ilva Tare-Konsiderohet si një vendim historik për vendet e Ballkanit, duke dërguar sinjale pozitive nga Bashkimi Europian si dëshmi se e ardhmja e tyre është në BE. Por sidoqoftë është një rrugë e mbushur me kushte, si do ta ndjekë komisioni plotësimin dhe implementimin e kushteve, veçanërisht për Shqipërinë?

Njësoj siç e kemi treguar edhe në raportin që kemi bërë publik në fillim të marsit, ne do të vazhdojmë të japim ndihmë të jashtëzakonshme për të asistuar autoritetet shqiptare që të arrijnë rezultatet e duhura për të mundësuar hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Do të vazhdojmë t’u raportojmë vendeve anëtare në lidhje me këto arritje. Kam besim të madh se Shqipëria do të arrijë të përmbushë shumë shpejt çdo gjë që kërkohet për të arritur në hapjen e konferencës ndërqeveritare. Siç edhe mund ta keni vëne re Komisioni ka bërë një deklaratë në lidhje me realizimin e kushteve, duke theksuar se ka pasur zhvillime të mëdha në Shqipëri. Ne shpresojmë në vijueshmërinë e tyre madje edhe në përshpejtimin e këtyre hapave për të pasur konferencën e pare ndërqeveritare.

Ilva Tare-Cilat do të jenë hapat e ardhshëm? Kur do të prezantohet korniza e negociatave? Kur do të bëhet publik raporti tjetër gjatë muajit maj, qershor apo korrik?

Do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Procesi është kështu. Fillimisht duhet të diskutojmë propozimet për kornizat e negociatave të vendosur nga bisedimet e Këshillit. Ne mund ta bëjmë këtë vetëm duke qenë në koordinim me vendin në fjalë. Kështu që fillimisht duhet të ulemi dhe të diskutojmë me autoritet shqiptare. Të prezantojmë idetë tona dhe të përpiqemi të biem dakord për një draft të legjislacionit/kornizave të negociatave, të cilën më pas do t’ia paraqesim këshillit. Ne planifikojmë ta paraqesim atë së bashku me paketën e zgjerimit në qershor. Pas saj vendet anëtare do të fillojnë të diskutojnë në lidhje me të dhe më pas mund të ndiqet nga konferenca e parë ndërqeveritare.

Ilva Tare-Komisioner Varhelyi, ju jeni shumë i kujdesshëm për të mos dhënë një datë ose të përcaktoni sesi do të shkojë procesi. A mund të na jepni një datë të mundshme optimiste për hapjen e negociatave me Shqipërinë?

Diskutimi i datave na largon nga puna e vërtetë. Ky proces është i bazuar në arritje, është i bazuar në merita. Kur të kemi çdo gjë gati konferenca e pare ndërqeveritare do të fillojë. Mendoj se të gjithë jemi të qartë se çfarë duhet bërë, le të fokusohemi aty dhe të bëjmë të pamundurën për ta bërë sa më shpejt. Komisioni është pjesë e saj dhe duam një progres të shpejtë.

SHKARKO APP