Po kalonte autostradën, përplaset për vdekje 60-vjeçari

Një aksident tragjik nga pakujdesia ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:15, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Marikaj” ku këmbësori ende i paidentifikuar ka tentuar të kalojë mes për mes autostradës por është përplasur për vdekje nga nëj makinë furgon tip “Benz”. Sipas policisë furgoni drejtohej nga F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale. Shoferi është shoqëruar në komisariat. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?