“Po kërcënohen dëshmitarët e dosjes Shullazi”

“Qeveria ka vendosur të jetë avokate e Shullazit dhe frytet e para janë kërcënimi i disa dëshmitarëve në proces”.  Kështu u shpreh, Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat, pas vendimit të grupit demokrat për të bojkotuar punimet e Kuvendit.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor me shpresën se me një vendim të tillë do sfumohej debati publik, që po rritet mbi shtetin e Ramës që është shteti i Shullazit”, vijoi ai.

“Gjithçka është në dispozicion të banditëve, që diktojnë vendimet politike për të marrë pasuritë e shqiptarëve, për ti shpëtuar ligjit dhe ndjekjes penale. Ne inkurajojmë hetimin, prokurorët me integritet, që shënuan pikë kthese me arrestimin e Shullazit dhe bandës së tij”, tha më tej Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?