Po kërkohen 84 vota!
Amnistia Penale duhet të miratohet me 84 vota deputetësh. Eshte kushtetuese. PS ka 77 vota me PSD. Shtojmë edhe deputetët çam, shkon në 79. Duhen edhe 5 vota.
Lulzim Basha ishte i gatshëm ti jepte, por vendosi ca kushte që PS nuk i pranoi.
Pra votat e tij nuk jepen, ndonëse ata si grup edhe vetofrohen, kur kanë interes.
Ndërkohë PS dhe Edi Rama po presin votat e grupit të Rithemelimit. Janë diku te 45 vota e kusur, bashkë me PL.
Por fakti që PS po i njeh de facto si grup parlamentar dhe po negocion për Kodin Zgjedhor ka mundësi që votat e tyre të shkojnë pro Amnistisë Penale, sepse presin qindra të burgosur apo paraburgosur që ikin nga qelitë e mbipopulluara.
Një pikëpyetje vjen nga ashpërsimi i gjuhës politike mes Gazment Bardhit dhe kryeministrit. Por Gazment Bardhi duhet të votojë me grupin e tij sepse është në të mirë të qytetarëve që kanë mbushur burgjet.