Po kërkohet një tren plot me ar
Kërkimet për të ashtëquajturin ‘trenin e artë nazist’ kanë rinisur sot në jug-perëndim të Polonisë, pasi një skuadër e përbërë nga kërkues gjermanë dhe polakë siguruan lejen për të gërmuar në këtë zonë. Sipas legjendave lokale, thuhet se ushtria naziste përdori një tren për të transportuar ar, bizhuteri dhe sende të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, pak përpara ofensivës së ushtrisë sovjetike. Këto materiale i’u ishin marrë hebrenjve të Hungarisë dhe kapin vlerën e 250 milionë eurove.
Një skuadër me gjuetarë thesaresh e përbërë nga kërkues gjermanë dhe polakë ka nisur sot gërmimet në jugperëndim të Polonisë, aty ku besohet se ka humbur i ashtëquajturi “treni i artë nazist”.
Sipas legjendave lokale, ushtria naziste përdori një tren për të transportuar ar, bizhuteri, armë dhe gjëra të tjera me vlerë përpara avancimit të Ushtrisë sovjetike.
Në bazë të këtyre informacioneve, këto objekte kapin shifrën e 250 milionë eurove dhe u janë marrë hebrenjve hungarezë gjatë luftës.
Pasi morën lejet e nevojshme, anëtarët e skuadrës kërkuese nisën punën duke gërmuar në tre vende të ndryshme.
Iniciativa e tyre erdhi pasi dy gjuetarë thesaresh të quajtur Andreas Koper dhe Piotr Richter, thanë vitin e shkuar se kishin arritur të zbulojnë një tren të groposur.
Ndërkohë, zëdhënësi i skuadrës kërkimore thotë se qëllimet e grupit janë të qarta.
“Pritshmëritë tona janë të qarta. Ne duhet të gjejmë një hekurudhë dhe ndoshta një hyrje tuneli. Nëse ky tunel ekziston me të vërtetë, atërherë aty duhet të ketë edhe një tren të cilin në fakt e kemi kërkuar prej 20 vitesh”, u shpreh zëdhënësi.
Megjithatë, pavarësisht optimizmit të skuadrës kërkimore, shumë ekspertë janë shprehur skeptikë në lidhje me mundësinë e ekzistencës së “trenit të artë nazist”.
Gjuetarët e thesarit kanë marrë leje për të gërmuar disa ditë, ndërkohë që pritet që shumë shpejt të njoftojnë edhe për progresin e shënuar në gërmimet e tyre.
Në bazë të komunikatave paraprake, dyshohet se treni i famshëm mund të jetë groposur deri në 9 metër nën tokë.






KOHA JONË SONDAZH

