Po kthehej në vendlindje për pushime, zhduket emigranti shqiptar
Një emigrant shqiptar kishte planifikuar të kthehej në vendlindje me pushime, por rrugës ka humbur kontaktet me familjen dhe zhduket pa asnjë gjurmë.
Denoncimin për ngjarjen e ka bërë motra e 34¬vjeçarit me inicialet E. K., i cili ishte nisur nga Greqia për në shtëpi.
Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se një ditë më parë, 39¬vjeçarja me inicialet F. M., ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Gramshit për të denoncuar se, vëllai i saj, ka ardhur me autobus deri në Librazhd dhe më pas aty ka humbur gjurmët dhe kontaktet me të afërmit.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
KOHA JONË SONDAZH

