Po lahej në detin e Gjirit të Lalëzit, mbytet 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, aty ku një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes në det.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.

SHKARKO APP