Po mblidhte boronica, qëllohet me armë shqiptarja
Dje në orën 12:00 është plagosur me armë zjarri një grua 39-vjeçare shtetase e Shqipërisë në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës, Gjakovë.
Për këtë rast Policia ka arrestuar një shqiptar nga Kosova 56 vjeç. Gruaja është dërguar në spitalin e Gjakovës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.
Motivet e kësaj plagosjeje nuk dihen ende, nuk dihet as marrëdhënia e tyre.
“Bjeshkët e Babaj të Bokës, Gjakovë 24.07.2018 – 12:00. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke mbledhur boronica është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar.
KOHA JONË SONDAZH

