Po mblidhte qumësht, vritet me armë 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm rreth orës 06:15 në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit dhe sipas informacioneve viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit Ford, ku po udhëtonin shtetasit A.Q shofer dhe pasagjeri Ajet Qokthi 26 vjeç i cili mbeti viktimë e këtij atentati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parë ka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?