“Po ndihmojmë vëllezërit shqiptarë”/ Ministri turk: Planifikuam me Ramën ç’do të bëjmë në Ballkan
Ministri i Brendëshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka përmendur Shqipërisë si shembull për të theksuar se Turqia po ndihmon popujt që kanë nevojë për një dorë që u zgjatet.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë “1000 puse për 1000 martirë”, Soylu theksoi se turqve nuk u janë errësuar sytë nga pasuria që kanë por janë duke ndihmuar popujt në nevojë.
Ministri turk shtoi se pak ditë më parë në Ankara ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Turqia tregoi se si mund të ndihmohet një “popull vëlla si ai shqiptar”.
Po ashtu, ai u shpreh se kishin bërë plane të përbashkëta me Ramën në lidhje me Ballkanin.
“Besojeni, ne nuk jemi një popull i vetmuar në këtë botë. Në pika të ndryshme të globit ka popuj që luten për neve sepse ne u kemi zgjatur tyre dorën e ndihmës. Nëse do të ishim mashtruar nga pasuria jonë dhe nuk do t’i kishim ndihmuar ata nuk do të mund ta kishim kaluar provimin nga Zoti. Pasuria nuk na llastoi.
Së fundmi, kryeministri shqiptar ishte në Turqi dhe së bashku folëm mbi mënyrën se si Turqia është duke ndihmuar atje vëllezërit shqiptarë. Planifikuam bashkë se çfarë do të bëjmë në Ballkan”, tha ndër të tjera Soylu.