Po ndjek punimet nga llozha e Kuvendit, Artur Metani pritet të votohet si Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Kuvendi pritet të emërojë seancën e sotme plenare që çel edhe sesionin e ri parlamentar, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtës ka renditur të parin Artur Metanin, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit.  Ai ka marrë 89.6 pikë.

Metani pritet të marrë edhe votëbesimin e Kuvendit. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të selisë rozë bëjne me dije se PS me vendim unanim do të votojë Artur Metanin si kreun e ILD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artur Metani është i pranishëm edhe në seancën plenare, ku po ndjek punimet nga llozha e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?