Po nëse jepet masë më e ashpër sigurie? Avokati zbulon hapat që do ndjekë Sali Berisha

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tregon hapat që do të ndjekë pasi këtë të hënë shkeli urdhrin e GJKKO për t’u paraqitur në SPAK. Duke nënvizuar se nuk ka ende një vendim gjykate të zbardhur që e detyron Berishën të paraqitet para Prokurorisë së Posaçme, Gjokutaj tha se ligji është shkelur nga GJKKO.

I pyetur se si do të veprojnë për t’u mbrojtur në kushtet kur gjykata mund të vendosë një masë më të ashpër sigurie, Gjokutaj u përgjigj:

“Ne i kemi bërë kërkimet tona në gjykatë. Gjykata është e detyruar në bazë të ligjit të pranojë shkeljet që ka kryer dhe në momentin kur procesi do jetë në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të interesuar që të jetë sa më i rregullt. Gjithë kjo lufta jonë bëhet që nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, proceduralisht korrekt jemi të gatshëm të flasim për një proces sipas ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?