Po nuk fole Sajmir, edhe më rëndë do të dënojnë!
Nga Daniel Muçaku-
Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri rrezikon të rigjykohet dhe të dënohet me shumë se sa 3 vite e 4 muaj që vendosi gjykata e apelit.
Duan ta groposin nga 10 deri në 15 vite në burg.
SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar kriminal” duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’ me të cilin u dënua nga Apeli në Tiranë.
SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.
Kujtojmë se GJKKO (gjykata speciale) mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.
Mësohet se klane brenda në PS e duan ish-ministrin Tahiri të dënuar me shumë dhe të dalë nga qelia kur të jetë 60 apo 70 vjeç.
Ndaj ish-ministri Tahiri ka nevojë të flasë para drejtësisë. Ndryshe do ta zhysin më thelllë në qelitë e burgut.
Sajmir Tahiri duhet të jap sinjal jeshil miqve të tij që të fillojnë publikimin e dosjeve dhe videove që ai ka ruajtur.
Ndryshe Sajmir, rri e vështro nga qelia e burgut se si ish-shokët tuaj në PS shtojnë pasuritë!