Po përballet me zjarret, 79 persona të arrestuar në Greqi për zjarrvënie të qëllimshme

Teksa, Greqia vazhdon luftën me zjarret, autoritetet vendase bëjnë me dije se 79 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Ministri i Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias tha se kishte pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës.

“Ju jeni duke kryer një krim kundër vendit,” tha zoti Kikilias.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Zjarret që ju ndizni, janë kërcënimi më I madh për pyjet, pronat dhe mbi të gjitha, jetën njerëzore” u tha zoti Kikilias grekëve gjatë një konferencë urgjente televizive të enjten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm këtë javë, nga zjarret, kanë humbur jetën 20 vetë.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi dhe shkencëtarët kanë lidhur frekuencën dhe intensitetin në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, me ndryshimet klimatike.

Vatra më e madhe aktive e zjarrit mbetet ajo pranë qytetit port të Aleksandropulis, më e madhe e regjistruar ndonjëherë në një vend të Bashkimit Europian. Ndërsa zjarri pranë Athinës po shndërrohet orë pas ore në një kërcënim të madh për një park kombëtar pranë saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?