Po pushonte vetëm, mbytet 75-vjeçari në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë
Aktualitet E Diel, 19 Korrik 2020 11:03
VLORË
Mbytet një i moshuar në Vlorë. Burime zyrtare nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.