“Po qan për Lleshin”, Vasili-Ramës: Mbaje veten kryeministër
Fjalimin plot akuza e paralajmërime të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend drejtuar Presidentit Ilir Meta, e ka komentuar edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Në një status në Facebook, Vasili shprehet se “kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend”.
“Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit,” i bë thirrje kreu i grupit të LSI, Ramës.
Statusi i plotë
Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.
Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.
Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.
KOHA JONË SONDAZH

